Aktori dhe humoristi i famshëm, Rob Delaney, ka thënë se dëshiron të blejë shtëpinë në të cilën vdiq djali i tij, në mënyrë që të kalojë momentet e tij të fundit në të njëjtën dhomë.
Në vitin 2018, ylli amerikan tregoi se djali i tij Henry kishte vdekur në moshën dy vjeçare pasi u diagnostikua me një tumor në tru.
Pesë muaj më vonë, 47-vjeçari dhe gruaja e tij Leah njoftuan se po prisnin një fëmijë tjetër – djalin e tyre të katërt.

Në një intervistë për ‘Desert Island Discs’ të BBC Radio 4, Delaney – më i njohur për paraqitjen në “Catastrophe” – zbuloi se Henry vdiq në të njëjtën dhomë ku lindi djali i tyre i fundit.
“Kështu që kur të jem 81 vjeç, të mund të zvarritem këtu dhe të vdes. Në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im, ku lindi djali tjetër”.
Duke shpjeguar pse ishte e rëndësishme për ta që t’i tregonin djalit të tyre të ndjerë, aktori shtoi: “Ai duhej të dinte se kjo familje që e donte ishte gjallë dhe po rritej dhe se kishte dikë që do t’i tregonim për të”.
I lindur në Boston në ShBA, Delaney tha se familja e tij ka menduar të largohet nga Londra, por ka qëndruar për shkak të kujtimeve të Henryt.

Të tjera
Presidentja: Vonesa që po tenton Lista Serbe për formimin e qeverisë, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve
Abdixhiku: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh
Koalicioni që tronditi Vushtrrinë – reagon ashpër Sylejman Meholli!