Pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe dyshohet se kanë hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke plagosur dhe rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V., shtetas i Kosovës me kombësi serbe.
Po ashtu, është konfirmuar nga KFOR-i se ushtarët serbë kanë hyrë në territorin e Kosovës më 15 tetor.
Lidhje me këtë çështje, ish eprori i UÇK-së, TMK-së dhe pjesëtarë i SHIK -ut, Naim Miftari ka delaruar se KFOR-i ruan sigurinë e Kosovës, por institucionet vendore duhet të jenë të gatshme ndaj provokimeve serbe, duke forcuar FSK-në dhe Policinë për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin.
“Sigurinë për territorin e Kosovës e ka KFOR-i në mandatin e saj, por kjo nuk do të thotë se organet e Kosovës duhet të fjetin, veçanërisht ndaj provokimeve serbe. Kjo nuk është risi, sidomos kur pushteti i Vuçiqit në Beograd ka telashe të mëdha me studentë dhe qytetarë të saj. Vuçiqi, si Millosheviçi më parë, tenton ta mbajë dhe kontrollojë pushtetin përmes ekseseve etnike.
Po ashtu, Miftari ka akuzuar Beogradin dhe Listën Serbe për sulme ndaj qytetarëve serbë dhe krime si vrasja e Oliver Ivanoviqit, duke theksuar se këto eksese do të ndalen vetëm nëse Lista Serbe shpallet organizatë terroriste.
“Ky sulm ndaj një qytetari serb është bërë me urdhra të Beogradit zyrtar. Janë të njëjtët njerëz dhe e njëjta rrjetë që vranë edhe Oliver Ivanoviqin, pasi ky kriminel i luftës konkuronte politikën e Beogradit, e cila vepronte përmes Listës Serbe. Këto eksese nuk do të ndodhin më, për sa kohë nuk shpallet Lista Serbe si organizatë terroriste dhe ndalohet me ligj në Kosovë. Por, ka pakurrizorë në opozitën shqiptare në Kosovë që bashkëpunojnë natë e ditë edhe me Listën Serbe, pasi u intereson vetëm pushteti, privilegjet dhe tenderat. Gjasat që të mos ketë eksese janë të vogla”, ka theksuar ai.
Në fund, Miftari ka shtuar se sundimi i ligjit në veri të Kosovës ka përmirësuar situatën, duke e bërë të kaluarën kriminale dhe ndikimin e Beogradit të pamundur, ndërsa sfidat aktuale janë më të lehta se paslufta.



Të tjera
10 gabime që bëjnë prindërit me fëmijët
Pamje të papërshkrueshme: Lela Seferi mahnit të gjithë pas vizitës në frizer
Përvojë dhe vizion për të ardhmen: Djali i Thaçit tregon mbështetjen për Hamzën