Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së partive politike në prag të zgjedhjeve të mundshme të dhjetorit, duke paralajmëruar pasoja serioze për vendin nëse buxheti i vitit 2026 nuk miratohet me kohë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin se vonesat në certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja mund ta çojnë Kosovën drejt një “kolapsi dhe paralize institucionale”, ndërsa ka kritikuar partitë që, sipas tij, “sillen sikur janë OJQ, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie publike”.
Postimi i plotë
Nëse në Dhjetor shkohet në zgjedhje, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë në fund të janarit apo fillimi i shkurtit 2026. Kur do të konstituohet Kuvendi i ti, kur do të zgjidhet Qeveria e re? A mund të bëhen të gjitha këto para 1 Mars 2026, në mënyrë që të aprovohet buxheti 2026 brenda afateve të fundit ligjore? Me këto parti politike nuk e besoj.
Habitem, sinqerisht habitem si disa parti politike sillen thuajse janë OJQ, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie publike. Mbajnë ligjërata e nuk japin zgjidhje.
Fatkeqësi dhe mjerim.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën