Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.
Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.
Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje