Përhapja e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka shtuar shqetësimin mes ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një njoftim të një dite më parë, ekspertët e OBSH-së deklaruan epideminë e Ebolës si emergjencë shëndetësore publike.
“Rreziku i përhapjes së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe rajonet përreth mbetet shumë i lartë, ndërkohë që jashtë këtij rajoni është i ulët”, tha gjatë një deklarate për shtyp të mërkurën Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
“Ka ardhur momenti që edhe komuniteti ndërkombëtar të solidarizohet me popullin e Republikës Demokratike të Kongos”. Ekspertët i frikësohen përhapjes së kësaj epidemie nga lëvizja e njerëzve nga një shtet në tjetrin, prandaj kërkojnë që të ketë një reagim të koordinuar ndërkombëtar.



Të tjera
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në