Alarmon Driton Tali: Vuçiç nën trysni, ja çfarë po teneton të bëjë kësaj radhe

Dje në Serbi u mbajt parada ushtarake, e cila u përcoll nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Parada u zhvillua në një kohë kur në Serbi po zhvilloheshin protesta masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja e 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

Ndërkohë, Serbia është duke u përgatitur për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nuk është mirëpritur aspak nga shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

Nga ana tjetër, analisti politik Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Vuçiç ndodhet nën një trysni të madhe publike dhe për këtë arsye po bën përpjekje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen.

“Vuçiçi është në një trysni publike që gati një vit, konkretisht prej 1 nëntorit 2024, kur ra çatia në stacionin e trenit në Novi Sad, me ç’rast vdiqën 15 persona.

 “Në kuadër të kësaj atmosfere është ringjallur ideja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin e kundërshtojnë partitë opozitare, por edhe OJQ-të dhe shoqatat e ndryshme për shumë arsye, si për shembull kostoja e implementimit të këtij projekti, qoftë në riparimin dhe modernizimin e kapaciteteve të kazermave, shpenzimet për ushqim, qoftë për uniforma, municion e armë. Pastaj pagat minimale dhe shpenzime të tjera, pa e llogaritur edhe “humbjen e kohës së të rinjve që do t’u reflektohet në karrierat e tyre”

Në këtë kontekst është edhe kjo Parada Ushtarake në Beograd, me të cilën Vuçiçi po përpiqet ta përmirësojë imazhin e tij për këto zgjedhjet e parakohshme që priten të thirren së shpejti”, ka thënë ai.

Në fund, Tali ka përmendur edhe  reagimin e deputetit Kamberi është i justifikuar, si dhe  ka paralajmëruar se shumë të rinj shqiptarë do të largohen nga frika e përndjekjes, burgosjes apo edhe vdekjes gjatë rekrutimit.