Albin Kurti betohet para deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës

Albin Kurti betohet para deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke hapur kështu një kapitull të ri qeverisës në vend, i njohur si “Kurti 3”.

Para foltores së Kuvendit, kryeministri i sapoemëruar, Albin Kurti, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke e pranuar detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Kurti falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë proces dhe shprehu angazhimin për të kryer detyrat e tij si pjesë e qeverisë.