William Walker, ish-ambasador i ShBA-së, që ia bëri botës të njohur masakrën e Reçakut, ka folur për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë në T7, Walker vlerësoi se Kurti është shumë i arsimuar.
Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si të arsimuar dhe njohës të mirë të Kosovës dhe botës. Sipas tij, puna e Kurtit si Kryeministër deri tani ka qenë kryesisht e pranueshme dhe Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik.
Walker ka shtuar se rezultati prej rreth 50 për qind në zgjedhje tregon mbështetje qytetare dhe kjo, për të, është në rregull.
”Albin Kurti është shumë i arsimuar. Ai e njeh botën. Ai e njeh Kosovën”, ka thënë ai.



Të tjera
Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë