Albin Kurti përkujton veprën e fotografit Hazir Reka si dëshmi të historisë së Kosovës

Albin Kurti përkujton veprën e fotografit Hazir Reka si dëshmi të historisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshkruar veprën e fotografit Hazir Reka si një dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas Kurtit, Reka ka dokumentuar me fotografi tensionet, vuajtjet, guximin dhe krenarinë e popullit gjatë tri dekadave të fundit.

Kryeministri ka falënderuar Rekën dhe familjen e tij për mikpritjen dhe ka uruar suksese të mëtejshme në ekspozimin dhe arkivimin e veprave të tij në studion në Nerodime të Ferizajt.