Arianit Koci: Albin Kurti s’është për kryeministër, sa më parë që largohet nga pushteti, aq më mirë

Albin Kurti s’është për kryeministër, sa më parë që largohet nga pushteti, aq më mirë

Arianit Koci, avokat i njohur, duket se është zhgënjyer nga qeverisje e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Kocit, asnjë projekt e reformë nuk është realizuar.

Tutje, Koci ka theksuar se sa më parë që Kurti largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë.

“Albin Kurti nuk e ka kapacitetin e liderit që e bashkon shoqërinë. Përkundrazi, e ka stimulu, qëllimisht, inatin dhe animozitetin në shoqëri.

Kurrë nuk kemi qenë më të ndarë.

Prej fitoreve të njëpasnjëshme deri te rreziku i shkatërrimit i sistemit politik, e posaçërisht ekonomisë – kjo është rruga ku po e çon vendin.

Nuk është për kryeministër” – ka shkruar ai.