Vr*asja e gruas në Ferizaj, Haxhiu kërkon dënim maksimal

Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës, përcjell KosovaPost.

Sipas Gërvallës, Haxhiu është shembull për puën e saj si ministre e Drejtësisë dhe se mori hapa të guximshëm në luftën kudër korrupsionit.

“Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet. Jam mirënjohëse për kontributin e saj dhe i uroj suksese të mëdha në rolin e ri si Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ku jam e bindur se do të vazhdojë të japë shumë për demokracinë, qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në postimin e Gërvallës.