Analisti Dardan Gashi në “Debat Plus” ka deklaruar se me dorëheqjen e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit, nënkryetarja Albulena Haxhiu automatikisht bëhet kryetare e Kuvendit.
“Albulena Haxhiu me një dorëheqje të Dimal Bashës bëhet kryetare e Kuvendit. Ditën e mirë… Nëse ti veçse e ke bllokuar Kuvendin gjashtë muaj, të paktën bëj një zgjedhje dinjitoze. Por jo, ti e ke bllokuar gjashtë muaj për të ardhur në një zgjedhje më të keqe të mundshme”, tha Gashi, duke shtuar se nuk është duke e kritikuar Vetëvendosjen, pasi ajo e ka vazhduar rrugën e vet.
Ai ndër të tjera ka akuzuar Ramush Haradinajn për ndihmë ndaj, siç u shpreh ai, “Albin Serbisë”.
“Tash ju keni pas njerëz në pjesën e ish-opozitës të cilët kanë thënë në adresë të Fatmir Limajt se kush e ndihmon Albin Serbin, i ndihmon Serbisë. Tash sot këta që i kanë ndihmuar Albin Serbisë a i kanë ndihmuar Serbisë? Duhet me iu përgjigj këtyre pyetjeve këta zonja dhe zotërinj kur kanë dhënë këso deklarata”, tha Gashi.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb