Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë,  Gerard McGurk.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe avancimin e standardeve demokratike në vend”, thuhet në komunikat, transmeton KosovaPost.