Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan.
Presidentja Osmani tha se aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.
“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e një koordinimi të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi në X, presidentja Osmani.



Të tjera
Receta natyrale që ndihmon me ftohjet
Për shëndet më të mirë – notoni
Si të rikthejmë bardhësinë e një këmishe pa e larë në temperatura të larta