Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Iowas, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ioëas, si dhe për planet e ardhshme të thellimit të këtij partneriteti strategjik.
“Aleanca me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, e fuqizon shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani në këtë takim.
Presidenca tha se Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Garda e Iowas i ka dhënë FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, të cilat u demonstruan me sukses gjatë ushtrimit të përbashkët ndërkombëtar “Defender Europe 2025”.
Ajo veçoi faktin se këtë vit, në kuadër të këtij ushtrimi, Kosova pati nderin të mirëpresë Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe se pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Iowas ishin pjesë aktive e forcës së përbashkët që veproi në territorin e Kosovës.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë