Gjigandi amerikan i teknologjisë Amazon po planifikon të investojë një miliard euro në Belgjikë nga viti 2025 deri në vitin 2027, raportoi të mërkurën gazeta L’Echo.
Kompania ka njoftuar se do të zhvillojë infrastrukturën dhe do të forcojë partneritetin e saj me operatorin belg të postës Bpost dhe kompani lokale të vogla dhe të mesme.
Amazoni synon të përmirësojë zinxhirët e tij të furnizimit në Belgjikë për të qenë në gjendje të ofrojë dërgesa brenda ditës.
Kjo kompani ka të punësuar rreth 400 persona në këtë vend dhe ka investuar rreth 800 milionë euro gjatë 10 vjetëve të fundit.
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë