Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Në një deklarim zyrtar, ambasada pohon se mezi prej të punojë me qeverinë e re, për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mbrëmë, me shumicë parlamentare, u votua pro kryesisë së re të kuvendit dhe kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

Kjo i hapi rrugë zhbllokimit të ngërçit institucional, të krijuar si pasojë e mungesës së një qeverie për pothuajse një vit.