Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit të misionit (DCM), Josh Peterson, iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut, transmetin KosovaPost.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se masakra e Reçakut ishte një akt tmerri i papërshkruar që tronditi botën.
Po ashtu, theksohet se kujtimi i viktimave shërben si një kujtesë e detyrës së përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin, si dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota dëshmoi.



Të tjera
`InTriper`: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike
A e redukton çokollata stresin?
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës