Ambasada e Italisë mbledh zyrtarët italianë aktivë në Kosovë për diskutime mbi zhvillimet në vend

Ambasada e Italisë mbledh zyrtarët italianë aktivë në Kosovë për diskutime mbi zhvillimet në vend

Ambasada e Italisë ka realizuar dje një takim me zyrtarët italianë që shërbejnë në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se në takim u diskutuan pikëpamjet mbi situatën aktuale në Kosovë.

Në këtë takim, i cili u njoftua se do të përsëritet edhe në të ardhmen, u vlerësua roli strategjik i përfaqësuesve italianë në organizatat ndërkombëtare.

Ambasada ka theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në Kosovë.

Një falënderim i veçantë iu adresua komandant Barduanit, për analizën dhe kontributin e tij në kuadër të misionit të KFOR-it.