Këshilli i BE-së njoftoi dje se emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i është zgjatur mandati.
Në mbledhjen e Këshillit u miratua vendimi për zgjatjen e mandatit të Sorensenit deri më 29 shkurt të 2028-tës.
“Përfaqësuesit Specialë të BE-së propozohen nga Përfaqësuesja e Lartë dhe emërohen nga Këshilli për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende specifike, si dhe çështje me shqetësim ose interes të veçantë për BE-në. Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe sundimin e ligjit” thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.
Sorensen u emërua si emisar i dialogut në janar të vitit të kaluar, si pasardhës i Miroslav Lajçakut.
Pas emërimit të danezit, BE-ja precizoi se detyrat e tij janë lehtësimi në dialog, i cili do të kontribuojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe zbatimin e Aneksit.
The post Ambasada e Italisë uron Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
5 këshilla për një stil të shëndetshëm jetese
Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e parë të Kryesisë, ky është rendi i ditës
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së