Ambasada Franceze në Kosovë e ka përgëzuar paraqitjen e ekipeve franceze në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.
Mbi të gjitha, kjo Ambasadë e përshëndeti lojën që e bëri Lille me Edon Zhegrovën, të cilët e mposhtën Real Madridin me rezultat 1:0.
Ambasada Franceze në Kosovë e përmendi edhe faktin se ylli kosovar u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa e mirëpret lojtarin në Prishtinë kah mesi i tetorit, kur do të luajë Kombëtarja e Kosovës, fillimisht me Lituaninë e më pas me Qipron.
“Është historike: 4 klube franceze po garojnë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, duke e përfshirë Lillen, i cili e bëri një sukses të madh mbrëmë duke e dominuar Real Madridin, kampionin në fuqi të Evropës. Bravo! Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes, pas dy javësh në Prishtinë”, shkroi Ambasada Franceze në Kosovë në rrjetin social “X”.



Të tjera
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra
Humbni peshë duke ndjekur dietën me bazë xhinxheri
“I hidhur lajmi”, të vr@rin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj