Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, trnsmeton KosovaPost.
Me rastin e humbjen tragjike të tre kosovarëve në vendin e punës në Vjenë, Schnetzer shprehu ngushëllimet për vdekjen e tyre, duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi.
Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, u bisedua edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar.
“Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.



Të tjera
Tri hurma në ditë, 5 vlera për organizmin
Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League
Policia në kërkim të katër të dyshuarve për f@jde dhe privim i kundërligjshëm i lirisë