Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një hap pozitiv drejt stabilitetit institucional, transmeton KosovaPost.
“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti”, shkroi ambasadori britanik në postimin zyrtar në rrjetin social, Facebook.
Ai gjithashtu u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me shpejtësi për të përmbyllur procesin e formimit të institucioneve.
“I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, theksoi Hargreaves.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura