Ambasadori gjerman viziton KFOR-in, theksohet roli kyç i misionit në siguri

Ambasadori gjerman viziton KFOR-in, theksohet roli kyç i misionit në siguri

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë, ku kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e rajon, transmeton KosovaPost.

Përmes një postimi në ‘Facebook’,  KFOR-i bën të ditur se kjo ishte vizita e parë e ambasadorit gjerman në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutaş dhe ambasadori Rudolph kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë.

“Gjatë vizitës së tij të parë në KFOR, ambasadori Rudolph dhe Gjeneralmajor Ulutaş shkëmbyen qëndrime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë. Ambasadori Rudolph theksoi rolin jetik të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në gjithë Kosovën”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se gjeneralmajori Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen afatgjatë të Gjermanisë, duke vlerësuar profesionalizmin e personelit gjerman dhe kontributin e rëndësishëm që ata kanë dhënë në mision.