Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.
Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.
“Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.
Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.



Të tjera
Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin
Shtatë arsye që të hani sa më shumë qershi
Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi