Ambasadori Rudolph për Kosovën: Lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe ndihen çdo ditë

Ambasadori Rudolph për Kosovën: Lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe ndihen çdo ditë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka dhënë intervistën e tij të parë ekskluzive në emisionin “Politiko” ku ka folur për përshtypjet e para nga qëndrimi i tij në Kosovë dhe raportet mes dy vendeve.

Rudolph ka bërë të ditur se ka ardhur në Kosovë në muajin tetor dhe se javët e para i kanë lënë përshtypje shumë pozitive. Ai theksoi se kishte fatin të ishte i pranishëm edhe në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të cilin e përshkroi si një përvojë të veçantë.

“Në nivel personal, ky është vendi më i mirë në botë për një diplomat gjerman për të punuar, sepse çdo ditë e ndiej thellë lidhjen e fortë mes dy vendeve tona. Këtë e përjetoj në takimet e mia të përditshme në Prishtinë, por edhe anembanë vendit. Këto lidhje shkojnë përtej skenës politike – janë lidhje të thella mes popujve tanë që datojnë prej kohësh dhe i përjetoj çdo ditë”, ka deklaruar ambasadori.