Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e Kosovës në mënyrë që të kryhen shumë punë të cilat nuk u kryen si shkak i mungesës së tyre.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të formohet një qeveri stabile, qoftë e vetme apo edhe e koalicionit.
Derisa përmendi miratimin e buxhetit dhe kredive nga Banka Botërore, ambasadori suedez thekson se duhet të ecet përpara me dialogun Kosovë – Serbi.
Ambasadori potencon se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura, ajo e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.“Mendoj se e ardhmja e Kosovës është shumë e ndritshme, si në aspektin e punësimit dhe zhvillimit të kompanive, ashtu edhe në lidhje me dialogun e normalizimit. Dialogu ka qenë në vazhdim që nga viti 2011. Kemi mbi 90 marrëveshje, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të shkurtit 2023 dhe aneksin e Ohrit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen”, deklaroi ai.



Të tjera
Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë
Mikrobet e dheut hanë plastikë alternative
Familjet e prekura nga vërshimet në pritje të ndihmës nga komunat