Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Përballja Kosovë-Zvicër zhvillohet të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.



Të tjera
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”
Sodë buke dhe mjaltë, kombinimi që lufton kancerin
Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese