Napoli është shpallur kampion i Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit – një fitore ku kontribut dha edhe Amir Rrahmani me një asist të jashtëzakonshëm.
Java e 38-të e sezonit shënoi fundin e këtij edicioni për napolitanët e drejtuar nga Antonio Conte.
Ata arritën ta mposhtin Interin në garën për titull, edhe pse zikaltrit fituan gjithashtu 2-0 ndaj Comos.
Fitorja 2-0 mjaftoi që Napoli të siguronte titullin kampion për herë të katërt në histori në Serie A.
Ky është titulli i dytë i Rrahmanit me Napolin, pas triumfit të parë para dy sezonesh nën drejtimin e Luciano Spallettit.
Napoli e mbyll sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht konkurruese brenda futbollit italian.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin