Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zgjatur bashkëpunimin e tij me klubin italian Napoli, duke firmosur kontratë të re që e mban në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2028, me opsion rinovimi deri në 2029.
Sipas të përditshmes italiane Il Mattino, marrëveshja e re do t’i sigurojë Rrahmanit një pagë prej 4 milionë eurosh në vit, duke e vendosur atë ndër lojtarët më të paguar të skuadrës napolitane.
Që prej transferimit të tij nga Hellas Verona në vitin 2020, Rrahmani është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Napolit, duke qenë protagonist në sezonin historik kur skuadra fitoi titullin e Serie A pas më shumë se tre dekadash, e gjithashtu edhe në titullin e sezonit të kaluar, ku ishte lojtari me më së shumti paraqitje.




Të tjera
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme
Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës
Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit