Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.
Sipas Kadrijajt, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka penguar krijimin e një qeverie të gjerë bashkëpunuese dhe zgjerimi i kabinetit me pesë ministri të reja tregon mungesë serioziteti.
Deputetja e AAK-së theksoi gjithashtu se Kosova ndodhet nën sanksione të SHBA-së, ndërsa besimi publik ndaj Kurtit është në rënie.
“Nuk donim një bashkëveprim. Kurti ka pasur përparësi që njerëzit e vet ti akomodojë si ministra dhe jo të mendojë për Kosovën krijimin e një qeverie. Kurti i ka shtuar dhe 5 ministri. Këtu s’ka pasur seriozitet dhe qëllimi dhe dëshira e Albin Kurtit ishte të ishte i vetëm dhe ta ketë i vetëm qeverisjen. Vendi është me sanksione nga SHBA-ja.



Të tjera
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë
12 ligjet e jetës!