Kandidati i LVV-së për deputet, Andin Hoti, në një intervistë për FRONTAL ka treguar për lëvizjen e tij politike drejt partisë që drejton Albin Kurti, pasi që para disa vitesh kishte qenë në PDK dhe kishte kandiduar për deputet nga po e njëjta parti.
Hoti ka thënë se në vitin 2020 kishte refuzuar kandidimin e tij për deputet nga PDK-ja dhe se lëvizja e tij drejt partisë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë disi e natyrshme edhe për shkak të angazhimit që ka marrë tek Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
“Kjo lëvizje është pak e natyrshme për shkak të punës së përbashkët qe kemi pasur me kryeministrin Kurti dhe përkrahjen e pa rezervë të Kurtit në fushën që unë e mbuloj, por edhe për shkak të bindjeve të mia”, ka thënë ai.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë