Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i njoftoi familjarët për “përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë”.
Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.
“Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
“Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët
Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët alternative