Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i tha ushtrisë të dielën të ndalonte një anije bamirësie që transportonte aktivistë, përfshirë Greta Thunberg të Suedisë, të cilët planifikonin të sfidojnë bllokadën izraelite dhe të arrijnë në Gaza.
Sakaq sot, transmetuesi izraelit “Kan” raporton se “Madleen” ka mbërritur në portin e Ashdodit të Izraelit.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha më parë se anija do të transportohej atje pasi u ndalua ndërsa po përpiqej të arrinte në Rripin e Gazës.
Ata që ishin në bordin e Madleen kishin video të pararegjistruara në rast se nuk arrinin në Gaza. Të gjitha videot ndjekin një skenar të ngjashëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në mesazhin e saj, aktivistja e klimës Greta Thunberg tha se nëse njerëzit mund ta shihnin videon, kjo do të thoshte se ajo ishte “kapur dhe rrëmbyer” nga “forcat që mbështesin Izraelin”.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë