Transferi i ri i Manchester City, Antoine Semenyo, është në një formë të jashtëzakonshme që prej transferimit te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, duke fituar çmimin e lojtarit të muajit për shkurt në Premierligë.
Me këtë çmim, Semenyo është bërë vetëm lojtari i tretë nga Gana që e fiton këtë vlerësim. Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe Tony Yeboah dhe Andre Ayew.
Anësori i Cityt ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme duke lënë pas në garë lojtarë si Benjamin Šeško, Virgil van Dijk dhe Viktor Gyökeres.
Në paraqitjen e parë me klubin, Semenyo ka shënuar edhe gol në një nga fitoret e ekipit.
Manchester City ka paguar rreth 64 milionë paund për 26-vjeçarin për të siguruar shërbimet e tij.



Të tjera
Konsumoni shumë fruta dhe perime gjatë ditës
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese