Ambasada e Francës në Kosovë ka dhënë detaje mbi anulimin e vizitës së ish-ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Bernard Kouchner në vendin tonë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, vizita është anuluar për shkak të problemeve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchner.
Tutje, ambasada e Francës shpreh keqardhje për këtë pengesë dhe falënderon sinqerisht Presidenten, Kryeministrin, Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e Prishtinës, Kuvendin komunal dhe të gjithë personalitetet e shoqërisë që pranuan të takohen me Dr Kouchner gjatë vizitës së tij.
Ndryshe, ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.
Në vendin tonë janë duke u mbajtur disa aktivitete për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.



Të tjera
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore
Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë, KFOR-in, EULEX-in e me OSBE-në
S’frikësohemi, jemi këtu për t’u betuar