Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska” është anuluar.
Në seancën e sotme ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin e sulmit terrorist Banjska. Ky dëshmitarë nga Maqedonia e Veriut pritej të dëgjohej përmes video-lidhjes.
Shkaku i anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.
“Departamenti Special njofton se është anuluar seanca së shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T. , pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se Autoritet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftim.
Sipas po këtij njoftimi për datat e radhës për këtë çështje penale palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave të gjykatës.
Edhe më 21 tetor ka dështuar të mbahet seanca e radhës në këtë rast gjyqësor pasi mungoi dëshmitarja, Dragana Antonijeviq./KP/



Të tjera
Frutat dhe perimet që duhet të shmangni nga dieta juaj
Kosova gati për përballjen me Turqinë, zhvillon stërvitjen zyrtare në “Fadil Vokrri”
Gjasat 50 me 50, por duam të shkojmë në Botëror