Apple ka vendosur të mbyllë aplikacionin e tij për editim video, Clips, i cili debutoi në 2017 si një mënyrë për të krijuar dhe ndarë video me muzikë, tekst dhe filtra në rrjetet sociale. Me kalimin e viteve, Apple shtoi veçori AR dhe mjete më të avancuara editimi, por përditësimet e fundit ishin të rralla.
Sipas faqes zyrtare të Apple, “aplikacioni Clips nuk po përditësohet më dhe nuk do të jetë më i qasshëm për shkarkim për përdoruesit e rinj nga 10 tetori 2025”.
Përdoruesit që e kanë shkarkuar tashmë mund ta vazhdojnë përdorimin në iOS dhe iPadOS, por rekomandohet të ruajnë videot direkt në Photos për t’i mbrojtur në rast të përditësimeve të sistemit operativ.



Të tjera
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së