Tetorin e kaluar, kur Apple prezantoi watchOS 10.1, përditësimi solli një veçori të re në Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2: gjestet me prekje të dyfishtë.
Duke trokitur shpejt dy herë, Apple Watch përdor S9 SIP (System In Package) që zgjedh automatikisht veprimin kryesor për shumicën e aplikacioneve dhe njoftimeve.
Një nga gjestet me prekje të dyfishtë do t’ju lejojë të bëni një foto, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe ky është fokusi i reklamës së re të çuditshme të Apple.
Ajo fillon me një burrë që qëndron në varkën e tij duke luftuar për të mbajtur një peshk të madh. Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të shkrep një foto duke mbajtur peshkun, ndërsa telefoni i tij ndodhet në një tavolinë përballë.
Pyetja kryesore është, si do të jetë në gjendje peshkatari të bëjë foton nëse ka një distancë nga telefoni?
E thjeshtë. Shikoni teksa ai me prekje të dyfishtë në Apple Watch e realizon fotografinë që dëshiron nga iPhone 15 Pro.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit