Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka udhëtuar drejt Tel Avivit për një vizitë me karakter shpirtëror, duke marrë paraprakisht miratimin e klubit katalanas.
Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me lojtarin, ndërsa udhëtimi vjen në një moment të ndjeshëm për uruguaianin, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për formën dhe të ardhmen e tij te Barça.
Araujo është i njohur për besimin e tij të fortë dhe shpeshherë ka theksuar rëndësinë që spiritualiteti ka në jetën e tij personale dhe profesionale.
Ky udhëtim në Tel Aviv, sipas burimeve, synon qetësinë e brendshme dhe rigjetjen e fokusit, ndërkohë që lojtari pritet të rikthehet shumë shpejt në Barcelonë.
Klubi blaugrana ka treguar mirëkuptim maksimal, duke ia lejuar Araujos këtë shkëputje të shkurtër, teksa stafi teknik i Hansi Flick vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës.



Të tjera
Çfarë e shkakton atakun kardiak në plazh?
Rahoveci e ka gjetur përfaqësuesin e tij të vërtetë
Basha mirëpriti 21 nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Dubai