I ftuari i radhës në emisionin BlicInterview me Astrit Gashin, ishte deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, raporton GazetaBlic.
Gashi thotë se ndryshimet më të mëdha në skenën politike mund të ndodhin nëse Lëvizja Vetëvendosje bie nën 40 deputetë.
Sipas tij, një situatë e tillë do ta detyronte VV-në të hyjë në koalicione, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim të ri politik.
“Besoj se ndryshimi më i madh po bëhet aty. Që mundet me ndryshuar skenën politike është se Vetëvendosja me ra nën 40 deputetë. Nëse vetëvendosja bie nën 40 deputetë hapen mundësit edhe vetëvendosjes për me krijuar koalicion sepse i lind si nevojë sepse e ka një rrezik real. Po dhe partive tjera nëse vetëvendosja nuk don me krijuar partneritet të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm me bë parti të tjera koalicion dhe me i formuar institucionet”, tha ai.
Ai paralajmëroi se, nëse VV mbetet mbi 40 deputetë dhe vazhdon me “të njëjtën gjuhë, sjellje dhe metodologji politike”, vendi rrezikon të përsërisë situatat aktuale të bllokadës institucionale.
Megjithatë, Gashi u shpreh optimist se vetem me mjete politike do t’i zgjidhin të gjitha problemet politike.
“Çdo mbetje e vetëvendosjes mbi 40 deputetë nëse shkon me të njejtin gjuhë politike, me të njejtën sjellje politike, me të njejtën diskurs me të njejtën metodologji mendoj se e prodhojmë njëjtën situatë. Atëherë do të shohim se a kemi mbërri pjekurinë politike si klasë politike në Kosovë që të zgjedhim dhe të zgjidhim me mjete politike situatat apo në vende të tjera që kanë kaluar këto procese i kanë zgjidhur me luftë. Lufta nuk është në opsion të na, nuk kemi, nuk ka klimë dhe nuk duhet të ketë as klimë as energji për diçka të tillë. Unë jam optimist, i bindur që me mjete politike do t’i zgjidhim krejt problemet politike”, përfundoi Gashi për GazetaBlic.



Të tjera
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi
Asgjë nuk duhet vendosur për Ukrainën pa Ukrainën
Konsumo farat e shalqirit për shëndet më të mirë