Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut pas lajmeve të fundit që qarkulluan në media për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.
Pasditen e sotme, Arbenita ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një story në Instagram.
Në postimin e shpërndarë, ajo ka publikuar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, një gjest simbolik që shumë e kanë lexuar si mesazh force dhe qëndrueshmërie në një kohë kur emri i saj është përfolur më shumë se kurrë.
Kujtojmë se javë më parë në media u raportua për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles, lajm që bëri bujë të madhe në rrjet.
Megjithatë, përtej zhurmës mediatike, Arbenita duket se ka zgjedhur të përqendrohet tek jeta e saj personale dhe profesionale, duke udhëtuar mes qyteteve të njohura botërore dhe duke shijuar momente intime që i ndan herë pas here me fansat.



Të tjera
Benefitet nga çokollata e zezë për shëndetin
Ushqimi që nuk duhet ta konsumoni në mëngjes
Ushqimet dhe veset e dëmshme për trurin