Igli Tare e ka nisur vrullshëm te Milani, që po ndryshon për sezonin e ri. Dy emrat më të përfolur në merkato për mesfushën, pas Modriq që është çështje e kryer, janë Ardon Jashari dhe Granit Xhaka.
Tare ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp nga selia e Milanit, që Jashari dhe Xhaka janë alternativa. Vetë me trajnerin kanë vendosur profilet e nevojshme për skuadrën.
“Mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. E diskutuam me trajnerin për profilet që kjo skuadër kërkon. Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë të shkëlqyer, por në fund, duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në çfarë kërkojmë. Besojmë se është e rëndësishme të rrisim nivelin e përgjithshëm të lojës së skuadrës”, u shpreh Tare.
Milani ka mbushur arkat me shitjen e Reijnders dhe atë që pritet nga Teo Hernandez. Tashmë mbetet për t’u parë si do shpenzohen ato para.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”