Ish-kryenegociatori Avni Arifi vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në ‘’vdekje klinike’’.
Ai shpjegon se për shkak të mungesës së Qeverisë në Kosovë nuk ekziston një palë legjitime për të zhvilluar bisedime.
‘’Dialogu është në vdekje klinike. Përderisa Kosova s’ka Qeveri nuk ka as pale legjitime me bisedu’’, tha Arifi për FrontOnline.
Arifi thotë se situata duket e favorshme për disa, pasi Kryeministri Kurti shmang implementimin e premtimeve për Asociacionin, por sipas Arifit, dëmi për Kosovën është dukshëm më i madh se ai për Serbinë.
‘’Në shikim të parë njerëzve po ju duket mirë sepse kështu Kurti po i ikë implementimit te premtimit të tij për Asociacion por në fakt dëmi është te Kosova shumë më i madh se te Serbia’’, tha Arifi.



Të tjera
Messi 64 gola larg Ronaldos, vazhdon rrugëtimi drejt 1000 golëshit
Parisi në duart e të së majtës, kush është lideri i ri që befasoi Francën?
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit