Anëtari i AAK-së, Avni Arifi ka reaguar ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralit Kosova A pa filtra funksionalë të ajrit, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.
“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu.
Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu,” shkruan Arifi.



Të tjera
Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin