Policia e Kosovës, pas arrestimit të Arianit Sllamnikut njofton se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK.
Gjithashtu është ushtruar edhe kontroll në pronat e të dyshuarit, ku sipas policisë, janë gjetur armë zjarri, medikamente të ndryshme, pajisje elektronike, municion etj.
Sllamniku pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Pas publikimit në mediat elektronike për veprimtari të dyshuar mjekësore, Policia e Kosovës konkretisht Sektori Rajonal i hetimeve DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet dhe njësitë tjera relevante, bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit, më datë 20.01.2026 ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj të dyshuarit A.S., (1978) M/K nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK.
Me qëllim të gjetjes dhe mbledhjes së provave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është ushtruar kontroll në pronat e të dyshuarit, ku prezent kanë qenë edhe inspektorët përkatës nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë asistuar hetuesit policorë për sa i përket medikamenteve farmaceutike.
Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar ;
Dy armë zjarri të gjata (me leje përkatëse),
Dy armë zjarri te shkurtra (me leje përkatëse),
Sasi e municionit dhe disa karikatorë të armëve,
Medikamente të ndryshme,
Libra protokolli si dhe,
Pajisje elektronike (shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa)etj.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
“Zgjedhje në krizë: Si po rrezikohet besimi i qytetarëve nga manipulimet e votës”
“Pse autizmi nuk është sëmundje dhe çfarë ndërhyrjeje kërkon realisht?”
“Reduktimet zbulojnë dështim serioz: Sistemi energjetik në prag të kolapsit”