Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se arritja e armëpushimit në Gaza, e shkatërruar nga lufta, ka shpëtuar “miliona jetë” në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Duke folur në samitin e paqes për Gazën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, i bashkëkryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Sharif vlerësoi rolin e Trumpit, presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë për kontributin e tyre “të vlefshëm” në përpjekjet për paqe.
Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamas kishin rënë dakord për fazën e parë të një plani që ai kishte prezantuar më 29 shtator për të sjellë armëpushim në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga e gjithë Rripi i Gazës. Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi të premten.
Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës