Ditë më parë Policia e Kosovës, arrestoi dy persona në Vushtrri, në mesin e të cilëve ishte Nazmi Mulaku i njohur në rrjetet sociale si “Bio Mulaku” i cili pretendonte se ishte mjek popullor.
I njëjti ndodhet në masën e paraburgimit prej 30 ditësh. E, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë të dëmtuarve nga “mjeku” në fjalë dhe personi tjetër që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, ka thënë Preteni.
Ai ka shtuar se Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.
Të tjera
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut
Zvicerania që hulumtoi viktimat e gjenocidit në Kosovë, përmend historitë e dhimbshme
Arrestimi i pilotit kroat dhe të dashurës së tij serbe, mediat kroate publikojnë mesazhet