Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.
Në njoftim thuhet se hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.
Ndaj dy të dyshuarave M.I, (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe M.I, (viti i lindjes 1197, mashkull kosovar), është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të tjera
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të
ZDF mbron Elmar Theveßen kundër sulmit nga Grenelli