Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetet e shpërndarjes së substancave narkotike, transmeton KosovaPost.
Bëhet e ditur se deri të kjo erdhi pas një pune hetimore disamujore dhe se gjatë kontrollit trupor dhe në lokacione të dyshuara janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në total janë konfiskuar rreth 626 gramë marihuanë, një cigare e mbushur me të njëjtën substancë, para të gatshme dhe pajisje për matje dhe paketim. Vlera e tregut e substancës së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 3,000 euro”, thuhet në kumtesën për media.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.




Të tjera
Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritje 20 minutëshe
Strategjia amerikane e mbylli kapitullin e rrezikshëm të ndryshimit të kufijve, Shehu ka një mesazh për zhvillimet e fundit
Gabimet që bëjmë me fytyrën gjatë dimrit